Kjo është arsyeja se pse u shkarkua Jose Mourinhon

Kjo është arsyeja se pse u shkarkua Jose Mourinhon

Raportojnë mediat angeleze se skuadra e Tottenhamit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Jose Mourinhon.

“GOAL” shkruan se Tottenhami ka marr vendim për të shkarkuar trajnerin Mourinho.

Pas raportimeve të para se trajneri portugez kishte refuzuar të drejtonte skuadrën në stërvitje, është qartësuar situata e krijuar.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nuk ka të bëjë me atë se Mourinho nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore dhe është shkarkuar, por për shkak të rezultateve të dobëta.

Tottenhami aktualisht është në vendin e shtatë në Ligën Premier dhe rrezikon mos të kualifikohet as në Ligën e Evropës.

Kjo bëri që drejtuesit e Spurs ta shkarkonin Special One, dhe në vend të tij do të jetë përkohësisht Ryan Mason.

Related Articles