Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, dhe thotë se kjo është darka e shtruar sonte për ushtarët e FSK-së në Istog.
“Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog.
Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.
@ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit.