Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të përballen në një debat, që do të organizohet nga CBS News më 1 tetor.
CBS njoftoi se u kishte ofruar katër debate potenciale në shtator dhe tetor, guvernatorit demokrat të Minesotës, Tim Walz, dhe senatorit republikan të Ohajos, J.D Vance.
Vance, përmes një postimi në X, ka thënë se “ky nuk do të jetë si debatet e tjera të rreme… ku nuk ka publik, sikurse ai që u zhvillua më 27 qershor mes presidentit Joe Biden, dhe kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Ndërkaq, Harris dhe Trump pritet të marrin pjesë në debatin e 10 shtatorit, që do të organizohet nga ABC News.
Harris hyri më vonë në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti Biden u tërhoq nga kandidimi edhe për një mandat presidencial, për shkak të shqetësimeve për moshën e tij dhe rënies së mbështetjes për të.