Trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiju është paraqitur pas ndeshjes së Dritës ku edhe ka folur për ndeshjen që u humbën ndaj Royal Anwerp.
“Realisht duhet ti falënderoj lojtarët që kanë bërë dy ndeshje të mira. Realisht me një kundërshtarë të tillë duhet të shfrytëzosh çdo mundësi për të shënuar gol”, ka thënë ai.
Sipas tij, Royal ka një kuadër tepër e mirë e ndërtuar, me menaxher të mirë dhe se Drita pas tri dite do të fillojë përgatitje për kampionatin kosovar.
Krejt në fund ai ka thënë se edhe Drita pati mundësi që të realizonte por që nuk arritën t’i konkretizojnë rastet që kishin.