Kjo është deklarata e plotë e Popoviqit kur e pranoi fajësinë

Kjo është deklarata e plotë e Popoviqit kur e pranoi fajësinë

Serbia pretendoi se zyrtari qeveritar serb, Igor Popoviq e nënshkroi nën presion marrëveshjen me prokurorët në Kosovë për pranimin e fajësisë për veprën e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e pranoi para gjykatës të premten që e quajti organizatë terroriste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe jo vetëm këtë, por Popoviq derisa po mbante një fjalim para një mase të gjerë të serbëve në Rahovec më 18 korrik, nxiti edhe më përçarje e urrejtje kur iu tha bashkëkombasve të tij që të mëtojnë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe.

Sipas marrëveshjës që e bëri me Prokurorinë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviqin me gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.

Në po këtë seancë kur u pyet se a ka pasur kërcënime ose presione për lidhjen e marrëveshjes që ia zbuti dënimin, Popoviq u përgjigj me “Jo”.

Në videon e mëposhtme mund ta gjeni deklaratën e tij kur e pranon se e lidh marrëveshjen me vetdëshirë.

Related Articles