Kjo është gjendja e 14 të lënduarve nga aksidenti në Prishtinë

Kjo është gjendja e 14 të lënduarve nga aksidenti në Prishtinë

Pas një aksidenti me fatalitet në fshatin Keqekollë të Prishtinës la të vdekur një person dhe 14 të tjerë të lënduar.

Si pasojë e lëndimeve, ata janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, mjeku kujdestar nga QKUK-ja, Ejup Govori bën me dije se të 14-ët janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.

“Të gjithë janë liruar, asnjë nga ta nuk kishte problem serioze”, tha Govori.

Related Articles