Pas plagosjes së një 19-vjeçari me armë zjarri në fshatin Vrellë të Istogut, i riu është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tij është stabile,” ka deklaruar Syla.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarje.