Kjo është gjendja e futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli

Kjo është gjendja e futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli

Futbollisti i SC Gjilanit, Oltion Bilalli, ndodhet në gjendje stabile dhe po shfaq shenja të qarta përmirësimi pas incidentit që çoi në hospitalizimin e tij.

Sipas një njoftimi zyrtar nga klubi, Bilalli aktualisht ka frymëmarrje spontane dhe parametra jetësorë brenda normave fiziologjike, shkruan Gazeta Enigma.

Më tej, klubi bën të ditur se lojtari është në vetëdije të plotë, në gjendje të komunikojë lirshëm dhe po tregon lëvizshmëri normale.

Gjendja e tij shëndetësore po ndiqet me kujdes nga ekipi mjekësor në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po vazhdon monitorimi i vazhdueshëm i parametrave klinikë.

Sipas raportit të fundit, shenjat e rikuperimit janë pozitive, duke dhënë shpresë për një kthim të shpejtë dhe të suksesshëm të Bilallit në fushën e blertë.

Nga klubi kanë shprehur optimizëm dhe mbështetje të plotë për lojtarin e tyre, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që kanë shprehur interesim dhe mbështetje në këto momente./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles