Pas plagosjes me armë zjarri në Fushë-Kosovë, gruaja e dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është në gjendje stabile.
Kështu ka thënë për Dukagjinin, mjeku kujdestar Sami Bajqinca, i cili ka theksuar se i janë kryer disa intervenime mjekësore dhe se pacientja ka disa plagë hyrëse dalëse, por për momentin, gjendja e saj mbetet stabile.
“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”, ka thënë Bajqinca në një përgjigje për Dukagjinin.