Kjo është gjendja e mjerueshme e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Kjo është gjendja e mjerueshme e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë


Ani pse mbanë emrin e heroit kombëtar “Adem Jashari”, stadiumi olimpik në Mitrovicë është shndërruar në një shkretirë të vërtetë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky impiant, i cili dikur ishte simbol dhe arenë takimi e ndeshjeve ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës dhe klubeve kosovare në Evropë, tashmë ka mbetur nën mëshirën e fatit.

Pavarësisht që u tentua të rinovohej disa herë, ky stadium ka mbetur nën mëshirën e fatit, madje është shndërruar pengesë për banorët e lagjes, pasi që po ua pamundëson qarkullimin e lirë.

Miliona euro ishin investuar në këtë stadium, por në mungesë të mirëmbajtjes, ai tashmë është shkatërruar tërësisht dhe brenda godinës ka mbetur vetëm bërllogu.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, kohë më parë kishte deklaruar që ky stadium është në prioritet për ministrinë që ai drejton, por ende nuk është lëvizur ndonjë ‘gurë’ në këtë drejtim.

Dikur luante Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen historike me Haitin, miqësoren e famshme me Turqinë dhe shumë ndeshje të tjera.

Trepça ’89 luante ndeshjen e parë historike në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndaj Vikingur, e Drita ndaj Malmos.

Nga ky stadium kanë mbetur vetëm kujtimet, pasi që fotografi i njohur Fehmi Sejdijaj sjell pamjet tmerruese nga ky impiant. /Gazeta Enigma/

PAMJE:

Related Articles