Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejt që u plagos nga sulmi i mbrëmshëm në fshatin Serbovc të Zveçanit, është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovovës.
Ai është plagosur në krah dhe në Spitalin Regjional të Mitrovicës nuk kanë mundur t’ia largojnë plumbin.
Lajmin se është pranuar në Emergjencë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar Avdush Bajgora.
Sipas Bajgorës, janë duke i bërë disa ekzaminime policit që është plagosur.
“Pacienti është në ekzamenin, kemi me i bërë disa analiza, CT dhe rentgen”, ka thënë ai shkurt.
Bajgora ka theksuar se pas këtyre ekzaminimeve mund të japin më shumë detaje për gjendjen e policit të plagosur.
Ndryshe, të enjten rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.”, ka njoftuar mbrëmë pas mesnate Policia.