Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku e ka dëmtuar dukshëm tavolinën në sallën e Kuvendit, pas goditjeve të një pas njëshme me shishe.
Kjo pas protestës me shishe që zhvilloi sot opozita në Kuvend.
Në bazë të pamjeve shihet se si vendi ku është i ulur deputeti i PDK-së është dëmtuar nga goditjet.
Opozita me zhurma e veprime janë duke kundërshtuar mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie për mos themelimin e komisionit hetimor për krizën energjetike në Kosovë.