Dy vajza, njëra 23-vjeçe e tjetra 20, kanë vdekur nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.
Ndërkohë, në veturë ka qenë edhe një vajzë tjetër e moshës 20-vjeçare, e cila është dërguar për trajtim në QKUK.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, tha tutje se e lënduara ka lëndime traumatike në mushkërinë e djathte dhe në unazën e katërt lumbale, dhe se pas ndihmës së dhënë është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejmë.
“Ne spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth te njëzetave ( s’kemi të dhënë per identitetin), pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërinë e djathte dhe në unazën e katërt lumbale”, tha Emini për Insajderin.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.