Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.
Pas shumë ditë pritjesh të tejzgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.
Pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Të dhënat e fundit janë në orën 19:10./GazetaEnigma