Vazhdojnë pritjet në Dheun e Bardhë deri në 30 minuta, raporton Gazeta “Enigma”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë te Dheu i Bardhë, me rreth gjysmë ore pritje.
Pritjet tjera më të gjata për hyrje në Kosovë janë në Muçibabë, me rreth 15 minuta, teksa kolonat janë 60 metra.
Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.