Shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të një të riu që është therur me thikë sot në Drenas.
Uka tha se viktima ka marrë lëndime serioze në qafë.
“Është një djalë i ri që ka pësuar një lëndim serioz me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, tha Uka.
Për këtë rast, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është në arrati.
“Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati”.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit; – L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe – L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë.