Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllerevë të Klinës. Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave me dyshimet për shitblerje të narkotikëve.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës. Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.
“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.
Lajmi se vëllau i Pantinës është në spital, është i vërtetë. Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Indeksonline merr vesh se Bujar Pantina është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pejës. I njëjti ka thyer dy unaza dhe është detyruar të transportohet në Spitalin e Prishtinës.