Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjodhi kryesinë e re të organizatës.
Për kreun e bordit të AGK-së kandiduan kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.
Pas hedhjes në votim, Xhemajl Rexha u rizgjodh kryetar i Bordit të AGK-së edhe për një mandat.
Ai para zgjedhjes premtoi se nëse merr serish këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre.Me statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini). Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).