Kjo është letra që Abdixhiku i shkroi Kurtit

Kjo është letra që Abdixhiku i shkroi Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kthyer përgjigje ofertës së Albin Kurtit. Kreu i partisë, Lumir Abdixhiku i ka shkruar Kurtit se në qeverisjen e tij vendi ka stagnuar në të gjitha fushat.

Ndër të tjera, Abdixhiku me anë të letrës i ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik.

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit” është ideja e Abidxhikut për Kurtin dhe partitë e tjera.

“Pas letrës së djeshme, sot i kam kthyer përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendojse!, z. Albin Kurtit, po ashtu përmes një letre.
Z. Kurti e kam njoftuar se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente.
Kam propozuar dhe fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshierjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.
LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend. Shpresoj në reflektim të përgjegjshëm nga të gjithë.
Për këtë proces, kam njoftuar dhe partitë tjera shqiptare në Parlamentin e Kosovës. Përkatësisht z. Krasniqi, z. Haradinaj dhe z. Limaj” shkruan Abdixhiku në njoftim.

Related Articles