Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës pasi që u përjashtuan nga Ligji për Pagën Minimale kanë marrë një letër nga kryeministri i Kosovës , Albin Kurti.
Në këtë letër Kurti u kërkon atyre që nesër (e premte) të bisedojnë lidhur me këtë çështje.
“Shpresoj që kjo letër të ju gjejë mirë. Nesër, e premte, datë 17 qershor 2022, në orën 9:00, në Zyrën e Kryeministrit ju ftoj në një takim të përbashkët me MInistrin e Financave, Punës dhe Transefereve, z.Hekuran Murati dhe Kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, z. Armend Muja. Kjo ftesë ju bëhet për të diskutuar lidhur me kërkesat tuaja”, thuhet në letrën e Kurtit të cilën e ka siguruar.