“Kjo është lista e fitores!”, Alban Hyseni prezanton ekipin për zgjedhjet lokale

“Kjo është lista e fitores!”, Alban Hyseni prezanton ekipin për zgjedhjet lokale

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e quajtur atë “listën e fitores”. Në një deklaratë publike, ai ka shprehur besimin e plotë në ekipin prej 39 kandidatësh, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë më të mirën e komunitetit.

“Kjo është lista e fitores! 39 njerëz të jashtëzakonshëm – me energji, përkushtim dhe guxim, të përzgjedhur me kujdes për të përfaqësuar secilin prej jush”, deklaroi ai.

Sipas kryetarit, kandidatët janë të përgatitur për të punuar pa ndalur drejt realizimit të vizionit për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarin.

“Ky është ekipi që do të punojë pa u ndalur për ta bërë realitet vizionin tonë për Gjilanin që duam”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se fushata që po vjen do të fokusohet në projekte konkrete dhe afër njerëzve.

Related Articles