Kjo është mosha e dy të plagosurave nga rasti i rëndë në Majac të Podujevës

Kjo është mosha e dy të plagosurave nga rasti i rëndë në Majac të Podujevës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Majac të Podujevës.

Një burrë është vrarë nga një vajzë 31-vjeçare, ndërkohë që e njëjta dyshohet se ka plagosur edhe gruan e xhaxhait të saj, e cila është e moshës 73-vjeçare.

Ende nuk dihet se erdhi deri tek shkrepja e plumbave, por lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka folur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla deklaroi për mediat se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.

“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.

Ndërkohë, Policia ende nuk ka dalur me informacione zyrtare nga rasti.

Related Articles