Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 2 mijë e 590 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë raportohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 2 mijë e 952 qytetarë.
Në të njëjtën kohë nga kjo ministri është bërë e ditur se personat të cilët humbën jetën i takojnë moshave si më poshtë:
Një nga ta i moshës mbi 80 vjet, tre prej tyre 70-79 dhe dy të tjerë nga mosha 60 deri në 69./Gazeta Enigma/