Kjo është renditja tabelore në ‘Grupin C’

Kjo është renditja tabelore në ‘Grupin C’

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë nga Greqia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve për muajin qershor.

“Dardanët” humbën minimalisht 0:1 nga Kombëtarja greke në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Epilogu i takimit të vlefshëm për grupin 2 të Ligës C u vendos në minutën e 36-të kur Bakasetas realizoi gol të bukur nga një distancë jo e afërt.

Me këtë disfatë, Kosova bie në pozitën e dytë me tri pikë në grup, kurse grekët marrin lidershipin me gjashtë pikë.

Irlanda e Veriut pozicionohet në vendin e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit.

Related Articles