Kjo është shpërndarja e ulëseve pas certifikimit të rezultateve

Kjo është shpërndarja e ulëseve pas certifikimit të rezultateve

Përbërja e re e kuvendit do të ketë shumë emra të vjetër, por të numërt janë edhe kandidatët që për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e ligjvënësit.

Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend.

Pas LVV-së në pozitën e dytë rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 190.000 vota apo 20.95% që kur përkthehet në ulese i bie 24 ulëse në Kuvendin e Kosovës

Në vendin e tretë gjendet Lidhja Demokratike (LDK) me mbi 170.000 mijë vota apo 18.27% që i bie 20 ulse.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 % apo 8 ulëse.

Related Articles