Kjo është shqiptarja që mahniti jurinë e “The Voice of Finland”

Kjo është shqiptarja që mahniti jurinë e “The Voice of Finland”

Argjenda Aliu është shqiptarja që jeton në Finlandë dhe tashmë ka nis suksesshëm një karrierën muzikore në vendin ku jeton.

16-vjeçarja fillimisht nisi karrierën me ‘cover’ që u pritën mirë dhe u bën virale në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është bërë pjesë e spektaklit “The Voice of Finland”.

Këngëtarja e re ka mahnitur jurinë e spektaklit me performancën e këngës në gjuhën angleze “Yours”.

Foto: The Voice of Finland

Të gjithë anëtarët e jurisë aprovuan vazhdimin e saj në garë të cilët u kthyen gjatë performancës për të konfirmuar këtë.

“Kështu u nis një sezon i ri. Faleminderit Argjenda për një moment të këndshëm. Nuk është çudi që secili prej trajnerëve u kthyen gjatë performancë”, shkruhet në faqen zyrtare të “The Voice of Finland”.

Foto: The Voice of Finland

Argjenda mori lajmin e ëndrrave verën e kaluar, pasi ajo u përzgjedh për të marrë pjesë në “The Voice of Finland” në mesin e 1500 kandidatëve.

Related Articles