Shqiptaro-amerikanja Besa Tafilaj, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për nder të Ditës Përkujtimore.
Këtë e bëri të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka shkruar se ishte e nderuar që ishte aty.
“Këtë Ditë Përkujtimore pata nderin të jem e rrethuar nga të mbijetuar, familje të ushtarëve dhe shumë prej organizatave që kujdesen për komunitetin tonë ushtarak çdo ditë të vitit”, ka shkruar Tafilaj.
Ajo, ndër tjerash, ka treguar se Biden ka deklaruar që “Dita e Përkujtimit është gjithmonë një ditë kur dhimbja dhe krenaria janë të përziera së bashku… sot ne ripërtërijmë zotimin tonë të shenjtë për të kujtuar”.
“Ai e humbi djalin e tij, Beau Biden, në këtë ditë, shtatë vjet më parë, dhe u tha të mbijetuarve sot: ‘Do të vijë dita që kujtimi i të dashurit tuaj do të sjellë një buzëqeshje në buzët tuaja përpara se t’ju sjellë lot në sy’”, ka shkruar Tafilaj.