Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Krasniqi tha se kjo festë e paqes na i kujton posaçërisht ata që janë në nevojë.
“Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet.
“Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja. Gëzuar Kurban Bajramin!”, tha ai.