“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, pritet të arrihen hapa të vërtetë në marrëdhënien me Serbinë”

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, pritet të arrihen hapa të vërtetë në marrëdhënien me Serbinë”

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë që kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, pasi sipas tij, pritet të arrihen hapa të vërtetë për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. ka thënë Abbott përmes një postimi në Facebook.

Tutje Abbott ka thënë që kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike.

“Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, tha ai.

Related Articles