Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm në tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.
“FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm të bërë ndonjëherë, përderisa monitoron rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit, ka thënë kompania në një njoftim për shtyp.
“Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po vdesim të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët,” thuhej në njoftim.
“Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo sa frikësues mund të jetë, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj derisa shihni këta 13 filma”, ka shtuar kompania.
Pjesëmarrësit të zgjedhur i kërkohet të shikojë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: “Saw, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloween (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.
“FinanceBuzz” do t’i sigurojë analistit të ri, një gjurmues Fitbit së bashku me 1 mijë e 300 dollarë dhe një dhuratë 50 dollarëshe për të mbuluar kostot e festës së frikës.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të plotësojnë një formular dhe t’i tregojnë kompanisë pse janë personi më i mirë për këtë punë.
Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 26 shtator, dhe FinanceBuzz do të zgjedhë një fitues deri më 1 tetor.