12 qershori i 1999-tës ishte dita kur forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë pas 78 ditësh të bombardimeve, raporton Gazeta “Enigma”.
Po në këtë ditë Kosova u çlirua përfundimisht nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Kjo datë ka një rëndësi të veçantë edhe për Kenneth Andersen, i cili atë kohë shërbente në vendin tonë si ushtar i KFOR-it.
Ai e ka kujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, me anë të një shkrimi.
Andersen përshkruan se si i pa rrugëve mijëra njerëz duke i pritur trupat e Aleancës Veriatlantike, duke hyrë në Kosovë.
“Kjo ndryshoi jetën time”, shkroi ai në X.
25 years ago, today:
On June 12, 1999, KFOR arrived in Kosovo, and was greeted by thousands of people along the roads.
I served as press officer with KFOR from July 1999 to January 2000. This changed my life. Grateful for all the friends and colleagues in/from Kosovo! pic.twitter.com/74skI092fL— Kenneth Andresen (@kennethandresen) June 12, 2024