Kjo pritet të jetë skuadra e re e Egzon Qerimit

Kjo pritet të jetë skuadra e re e Egzon Qerimit

Egzon Qerimi i ka dhënë fund aventurës së tij te klubi nga Lipjani, Ulpiana.

Qerimi që e barti shiritin e kapitenit te Ulpiana edicionin e fundit ka njoftuar largimin e tij nga klubi lipjanas.

Tashmë, futbollisti në fjalë është bërë me klub të ri.

FrontOnline mëson se Qerimi do t’i bashkohet Dukagjinit të Klinës.

Burimet e portalit bëjnë me dije se marrëveshja është mbyllur dhe se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi.

Qerimi edicionin e fundit ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Ulpiana. Pesë gola dhe pesë asistime ishte bilanci i tij me fanellën “bardhekaltër”.

Related Articles