Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me çrastë sot feston datëlindjen e tij të 53-të.
Ai ka thënë se shpreson që dollinë e festës ta ngrehin në datëlindjen e radhës së Thaçit.
“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Aktualisht Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë.