Klan Kosova e hedh poshtë dhe e konsideron të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.
Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Klan Kosova bën me dije se do ta ushtrojë të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente