Faton Klinaku i OVL së UÇK-së ka komentuar se si nuk arritën ta dërgojnë për interpretim në Gjykatë Kushtetuese vendimin për krijimin e Gjykatës Speciale.
Klinaku për këtë ka akuzuar subjektet politike që nuk i mbështetën e mbi të gjitha presidenten që e dërgoi për interpretim në Hagë këtë çështje.
“Ne si organizatë e veteranëve kemi takuar disa herë partitë politike kur na nevojiteshin deputetët për ta dërguar për interpretim Specialen në Gjykatën Kushtetuese. Na pat mbetur vetëm Duda Balje, fatkeqësisht na patën ikur partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja as nuk na patën takuar për të diskutuar për këtë çështje. Na kanë takuar PDK-ja, NISMA, AAK-ja etj, sepse kemi pasur takime edhe me ata që s’kanë qenë subjekte parlamentare, vetëm Duda Balje mbeti sepse presionet e liderëve e bën këtë që ne s arritëm që as ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kemi pasur informata që gjykatësit e Kushtetuese na patën thënë sjellni për interpretim dhe e shohim se çfarë vendimi merr Kushtetuesja. Por, presidentja e patë dërguar në Hagë që ata me interpretuar vetën me bë konflikt interesi sepse dikujt i duhet që ata të mbesin atje sepse ju rrezikohet pushteti.”, ka deklaruar Klinaku.
Tutje, Klinaku ka thënë se nga kjo gjykatë edhe ka pritur dënimin që ju është bërë Sali Musatfës./Gazeta10