Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kritikuar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, duke thënë se, përfaqësuesi i kësaj partie, Ilir Rusmali, ishte i vetmi anëtar i delegacionit shqiptar që kishte votuar pro raportit të Dick Martyt në vitin 2011.
Kështu ka thënë Klinaku nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shtuar ndër tjerash se, në atë kohë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kishin mbledhur një peticion me mbi 230 mijë nënshkrimet, ku i kërkohej Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të mos miratohet raporti i Martyt, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, Klinaku ka thënë së, dy përfaqësuesit e tjerë të Shqipërisë në asamblenë parlamentare të KE-së, votuan kundër.
Postimi i plotë: