Faton Klinaku, Ushtrues Detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së është deklaruar pas arrestimit në Serbi të Hasan Dakajt, ish-pjesëtar i UÇK-së.
Klinaku, duke u përgjigjur se a mund ta ndihmojnë Dakajn, ka thënë se OVL nuk kërkon kurrfarë ndihme nga armiku
Tutje e ka pyetur Dakajn se pse ka kaluar kah armiku serb.
“Më thërret shqiptari, (e nuk është e para herë), e më thotë se si mund t’i ndihmojmë pjesëtarit të UÇK-së i cili është arrestuar sot në Serbi. E para, e pyes se pse ka kaluar ai kah armiku serb dhe e dyta i them se nuk ka kurrfarë ndihme, sepse nga armiku ne si OVL nuk kërkojmë asgjë”, ka shkruar ai.