Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar sot të akuzuarin R.Sh., me nofkën “Molla e Kuqe” më 9 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “krimet e luftës kundër popullsisë civile”.
Për këtë gjë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.
Ai ka thënë se gjykatat në Kosovë dhe ato ndërkombëtare po dënojnëë vetëm pjesëtarët e UÇK-ë dhe jo serbët që dyshohen për krime në luftën e fundit në Kosovë.
“Në çdo luftë çlirimtare në botë është luftuar e luftohet pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij”.
“Këto gjykatat tona e të huaja, a i ndjekin, gjykojnë e dënojnë ndonjëherë bashkëpunëtorët e armikut, apo vetëm pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, si rasti sot (Remzi Shala). Turp!”, ka shkruar Klinaku.