Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se zyrat e organizatës mund të jenë të përgjuara. Ai ka shtuar se ka arsye të mendojë që janë vendosur edhe kamera në ambientet e OVL-UÇK, shkruan Enigma.
Deklarata e tij vjen pasi sot Specialja ka bërë disa arrestime.
“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia peku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”.
“Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët. Kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” të T7.