Klinaku: Kthimit të ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

Klinaku: Kthimit të ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka thënë se zhvillimet rreth ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Klinaku në T7 ka vlerësuar se nga rikthimi i këtij ligji në kuvend do të gëzohen Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa përfaqësues të PDK-së.

Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në kuvend.

Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.

Ai ka theksuar se e vetmja kjo parti, po e kundërshton rikthimin e ligjit për Specialen në kuvend, si dhe ndryshimin e tij.

Related Articles