Klinaku, OVL-UÇ: Nuk u ftuam nga Qeveria në ekspozitën e hapur me piktuarat e Rexhep Selimit, po injorohemi!

Klinaku, OVL-UÇ: Nuk u ftuam nga Qeveria në ekspozitën e hapur me piktuarat e Rexhep Selimit, po injorohemi!

UD. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk është hera e parë që organizatat e dala nga lufta e UÇK-së injorohen në ngjarjet që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe luftën çlirimtare.

Klinaku ka thënë se ka disa vite që nuk ftohen nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë me rastin e 28 nëntorit.

Ai tutje ka treguar se sot nuk janë ftuar as nga Qeveria në hapjen e ekspozitës me pikturat e Rexhep Selimit.

“Një gjë po ua them se: Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës. U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare” shkruan Klinaku.

Postimi:

Related Articles