Klinaku paralajmëron protesta pas vendimit të Kushtetueses për pagat e veteranëve

Klinaku paralajmëron protesta pas vendimit të Kushtetueses për pagat e veteranëve

U.D. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar për protesta të reja nga veteranët, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse në favor të Qeverisë, e cila gjeti se mosrritja e pagave të veteranëve në vijë me pagën minimale nuk paraqet shkelje kushtetuese.

Klinaku tha se ky pushtet “vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së”.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”, shkroi Klinaku në Facebook.

“Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, shtoi ai.

Ligji i ri i Pagës minimale nuk i përfshin veteranët. Deri tash pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Tash, ajo është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët.

Vitin e shkuar veteranët patën protestuar kundër këtij ligji. Ata i pezulluan protestat deri në vendim të Kushtetueses. /Gazeta Enigma

Related Articles