Klinaku: Po gjykohen vetëm shqiptarët

Klinaku: Po gjykohen vetëm shqiptarët

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak të siç thotë, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë me këtë rast se në këtë përvjetor të lirisë së Kosovës, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë.

Klinaku ka thënë se drejtësia ndërkombëtare vazhdimisht ka gjykuar vetëm luftën e UÇK-së por jo edhe krimet e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë.

“UNMIK-u që kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat që të gjykonte krimet e kryer në Kosovë por gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që ka shkaktuar pushtuesi serb nga civilëve. Në këtë përvjetor, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa e Pjetër Shala gjenden në Hagë sepse siç u tha gjykohet lufta jonë e nuk gjykohen krimet e masakra e pushtuesit serb”, ka thënë Klinaku.

Ai ka thënë se për këtë arsye, OVL e UÇK-së vazhdimisht ka kërkuar që me krimet e luftës të merret një gjykatë vendore.

Sipas tij, protesta e sotme është organizuar për shkak të siç ka thënë, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së nga njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë, ndër ta edhe ministra të Qeverisë.

Related Articles