Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e hyrjes së objektit dhe aty kanë vjedhur një shumë parash prej 15€ dhe disa dinar (para te Serbisë).
Për këtë është njoftuar prokurori, dhe rasti po hetohet.
Ngjarja në polici është raportuar të premten, rreth orës 17:35, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim prone”.