Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha.
Klinika dentare në të cilën viktima Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës shkoi pa ta hequr dhëmbin raportohet se ishte e regjistruar si ordinancë gjinekologjike.
Ndryshe, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, dhe dyshohen për veprat “Trajtim i pandergjegjsëm mjëkësor” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Vendimi ka ardhur pasi 35 vjeçarja ka ndërruar jetë pasi është paraqitur për ta hequr një dhëmb në klinikën ku kanë punuar Xhavit e Hanife Karaxha, të cilët janë motër dhe vëlla.
Rasti ka ndodhur dje, Shala e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje.
Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.