Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është dorëzuar medikamenti Surfaktant- donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Organizata Ndërkombëtare “AmeriCares”.
Sipas SHSKUK’së, sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe në vlerë prej 84 mijë e 260 dollarë.
Nga ky Shërbim thonë se kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues.
Postimi i plotë: