Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryerarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Kosovës i la dhënë Ukrainës.
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova – si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash – e sheh rëndësinë e mbështetjes për një vend të pavarur që po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të tij.
Abdixhiku gjithashtu ka kërkuar nga autoritetet ukrainase njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se njohja e Kosovës nga Ukraina do të shënonte një moment historik dhe do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.
Abdixhilu dhe Klitschko janë takuar në punimet e Kongresit të EPP-së që po mbahet në Spanjë.