Klitschko konfirmon sulmin e ri në Kiev, rusët goditën fabrikën e raketave

Klitschko konfirmon sulmin e ri në Kiev, rusët goditën fabrikën e raketave

Edhe pse ushtria ruse është tërhequr nga Kievi dhe ka paralajmëruar se do të fokusohet në lindje të Ukrainës, granatat e reja ranë në Kiev, kurse sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore janë dëgjuar edhe në Lviv.

Shpërthimet ndodhën në kryeqytetin ukrainas, e bombardimet i ka konfirmuar edhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i cili tha se sot në mëngjes ishin cak i sulmeve ajrore.

Ai ka precizuar se shpërthimet kanë ndodhur në sheshin Darnicki në periferi të Kievit. Ekipet e shpëtimit janë dalë në vendin e ngjarjes, megjithatë nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo të vdekur.

Mediat e atjeshme raportojnë se rusët kanë goditur fabrikën e raketave, të cilat ukrainasit i përdorën për ta fundosur luftanijen ruse “Moskva”.

Përveç Kievit, shpërthimet janë dëgjuar edhe në Lviv në pjesën më perëndimore të Ukrainës, ku deri më sot nuk kanë qenë të shpeshta aktivitetet ushtarake.

Analistët konsiderojnë se sulmet në këto dy qytete, janë një hakmarrje për fundosjen e krenarisë së flotës ruse në Detin e Zi. Ndërkaq Pentagoni ka konfirmuar pretendimet e Ukrainës se kanë goditur me raketë luftanijen ruse. 

Related Articles