Klitschko paralajmëron qytetarët për kujdes në “Ditën e Fitores” së Rusisë

Klitschko paralajmëron qytetarët për kujdes në “Ditën e Fitores” së Rusisë

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i kërkon qytetarëve të qëndrojnë brenda nga e diela në të hënën në “Ditën e Fitores” së Rusisë,

Kjo pasi zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj që është një ditë simbolike për Rusinë.

Zyrtarisht nga Klitschko nuk është vendosur orë policore por asnjë ngjarje nuk do të mbahet gjatë asaj kohe, raporton CNN, përcjellë GazetaEnigma.

“Kushtojini vëmendje dhe ndiqni rregullat e sigurisë në kohë lufte. Unë gjithashtu ju kërkoj që të mos i injoroni sinjalet e sulmit ajror dhe të strehoheni menjëherë. Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për granatime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vëmendshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj!”, ka paralajmëruar kryetari i Kievit./ GazetaEnigma

Related Articles