Skuadra e Prishtinës duket se tashmë ka filluar konsolidimin e skuadrës për edicionin tjetër.
Pasi që u njoftua angazhimi i Ismet Munishit si trajner, klubi ka arritur marrëveshje me Gerhard Prognin, por po punon edhe në sigurimin e transfereve tjera.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se kryeqytetasit janë të interesuar edhe për ish futbollistin e tyre, Mergim Pefqeli.
Ai luajti për disa vite tek kjo skuadër dhe e njeh shumë mirë atë, derisa në edicionin e fundit luajti tek Malisheva.
Mbetet të shihet se a do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes tyre.